Banorët e disa fshatrave në zonën e Kolonjës dolën sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit mbi lumin Osum, pas izolimit të mbi 10 fshatrave për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën.
Ura lidhëse, që është rruga e vetme për të hyrë dhe dalë nga zona, është dëmtuar rëndë, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës. Banorët paralajmërojnë se në disa fshatra të thella ka persona të sëmurë që presin ndihmë dhe që nuk kanë mundur të marrin asnjë ndërhyrje për shkak të bllokimit.
“Kemi të sëmurë që po presin në mëshirë të fatit”, thonë banorët, duke kërkuar që institucionet të ndërhyjnë menjëherë dhe të sigurojnë qasje për fshatrat e izoluar.

