Kombëtarja shqiptare po përjeton një periudhë të mirë nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, duke vendosur një tjetër rekord. Pas sigurimit të pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian, kuqezinjtë kanë arritur për herë të parë të regjistrojnë pesë fitore radhazi,një ecuri që nuk ishte arritur më parë.
Triumfi i fundit ndaj Andorrës, me rezultatin 0-1, i shtohet sukseseve të arritura kundër Gjibraltarit, Letonisë, Serbisë dhe Jordanisë, duke e çuar serinë pozitive në pesë ndeshje. Ky sukses vjen në një moment vendimtar, teksa Shqipëria ka siguruar edhe kualifikimin në “Play Off”-et e Kupës së Botës, megjithëse rruga drejt Botërorit mbetet mjaft sfiduese.
Sfida e radhës për kombëtaren do të zhvillohet më 16 nëntor ndaj Anglisë, një përballje tejet e vështirë në letër. Megjithatë, fitorja kundër Andorrës i jep Shqipërisë qetësinë e nevojshme, pasi rezultati i kësaj ndeshjeje neutralizon çdo rezultat që mund të vijë kundër anglezëve.
Në këto pesë takime, Shqipëria ka shënuar 8 gola, duke pësuar vetëm 2 – të dy në miqësoren kundër Jordanisë, e cila u fitua 4-2.
Forma aktuale e kuqezinjve po ushqen optimizëm për objektiva edhe më të mëdhenj.

