Komisioni Evropian ka konfirmuar se vetëm 50 për qind e asistencës financiare për Kosovën do të lëshohet në kuadër të procesit të heqjes së masave ndëshkuese. Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i Komisionit Evropian për KOHËN.

“Pas një transferi të qetë dhe të rregullt të pushtetit lokal në dhjetor 2025, pas zgjedhjeve të fundit lokale, ne do të lëshojmë rreth 50 për qind të asistencës financiare, me një shumë prej 216 milionë eurosh,” tha zëdhënësi. Ai shtoi se kjo do të mundësojë nënshkrimin e katër projekteve (34,6 milionë euro) dhe fillimin e implementimit të tyre, si dhe përmbylljen e programimit të fondeve IPA III të dedikuara Kosovës.

Nga pjesa tjetër, rreth 181 milionë euro pritet të miratohen nga Komisioni Evropian në pranverën e vitit 2026, duke mundësuar nisjen e projekteve të para në gjysmën e dytë të vitit.

Të martën, ministrat e BE-së përmes konkluzave të presidencës daneze përshëndetën heqjen e masave të mbetura. Megjithatë, shpejtësia dhe modaliteti i heqjes së tyre varen nga Komisioni Evropian, i cili nuk ka specifikuar ende datat apo masat që do të hiqen së pari.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *