Një komision hetimor i Kombeve të Bashkuara ka konkluduar se Izraeli ka kryer gjenocid ndaj popullsisë palestineze në Rripin e Gazës.

Në raportin e publikuar thuhet se ekzistojnë “baza të arsyeshme” për të konstatuar se Izraeli ka kryer katër nga pesë veprat e përcaktuara nga ligji ndërkombëtar si gjenocid, që nga shpërthimi i konfliktit me Hamasin në vitin 2023. Këto përfshijnë: vrasjen e anëtarëve të grupit, shkaktimin e dëmtimeve të rënda trupore dhe mendore, krijimin e kushteve që synojnë shkatërrimin e grupit dhe parandalimin e lindjeve.

Raporti, sipas mediave ndërkombëtare, citon deklaratat e udhëheqësve izraelitë dhe veprimet e ushtrisë në terren si dëshmi të qëllimit gjenocidal.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Izraelit e ka hedhur poshtë kategorikisht dokumentin, duke e cilësuar atë si “të shtrembëruar dhe të rremë”. Një zëdhënës akuzoi ekspertët e komisionit se “flasin në emër të Hamasit” dhe se bazohen në “gënjeshtra të fabrikuara” që, sipas tij, janë demantuar më herët.

“I kundërvihemi plotësisht këtyre pretendimeve. Në të vërtetë, ishte Hamasi ai që kreu një akt gjenocidal më 7 tetor 2023, duke vrarë 1,200 persona, duke përdhunuar gra, duke djegur familje të gjalla dhe duke deklaruar publikisht synimin për të zhdukur hebrenjtë” – thuhet në reagimin zyrtar.

Fushata ushtarake e Izraelit në Gaza nisi pas sulmit të Hamasit në jug të vendit, ku u vranë mbi 1,200 persona dhe 251 të tjerë u rrëmbyen.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *