Komisioni i Venecias publikoi sot draft-raportin lidhur me mandatin e deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

Aty nënvizohet se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka të drejtën ligjore të shqyrtojë në themel mandatin e deputetës socialiste.

Sipas përfundimeve të raportit, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka të drejtë ligjore të pengojë një institucion kushtetues i cili është shprehur me vendim paraprak për shqyrtimin e një çështje.

Ky përfundim i Komisionit të Venecias rrëzon ankesat e shumicës e cila pretendoi se Gjykata Kushtetuese po i impononte Kuvendit marrjen e vendimeve kundër vullnetit të deputetëve.

By Editor