Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të veprimeve të aksesit dhe përpunimit të materialeve të sekuestruara nga SPAK-u prej gazetarit Elton Qyno.
Në dhjetorin e vitit të kaluar SPAK-u shpërfilli vendimin e Gjykatës së Strasburgut dhe Gjykatës së Lartë duke ndërhyrë në mënyrë të paprecedent në trajtimin e burimeve konfidenciale dhe sekuestrimin e mjeteve të punës të gazetarit Elton Qyno.
Ky reagim i fortë i OKB-së në nivel ndërkombëtar, për rastin në fjalë tregon nivelin e alarmit të ngritur për këtë shkelje kaq flagrante të të drejtave të gazetarit Qyno por edhe të gazetarisë në përgjithësi.