Protesta e minatorëve të Spaçit ka hyrë sot në ditën e saj të 27-të, ndërsa tensionet mes punonjësve dhe kompanisë janë shtuar ndjeshëm. Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, minatorët janë rikthyer sërish në hyrje të minierës, duke kërkuar që t’u plotësohen kërkesat e paraqitura prej ditësh.

Situata është përshkallëzuar, pasi gjatë ditëve të fundit kompania ka vendosur të largojë nga puna rreth 40 punonjës, duke argumentuar se ata kanë shkelur ligjin dhe kodin e punës, duke i shkaktuar dëme ekonomike të konsiderueshme ndërmarrjes.

Nga ana tjetër, minatorët i konsiderojnë këto veprime si hakmarrje ndaj qëndrimit të tyre dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen derisa të realizohen kërkesat kryesore. “Ne do të vazhdojmë protestën deri në fund, pa u lodhur dhe pa u dorëzuar”, shprehen ata.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *