Kombëtarja e Çekisë është favorite absolute në përballjen ndaj Shqipërisë sonte në Pragë. Nëse u referohemi kompanive të basteve, djemtë e Silvinjos kanë pak shanse për të dalë me tre pikë nga Praga. Fitorja e kuqezinjve vlerësohet me koefiçentin 7 ndërkohë që ajo e çekëve me koefiçentin 1.5.

Barazimi vlerësohet me koefiçentin 3.8. 

Moldavia po ashtu kishte shanse minimale ndaj çekëve, por arritën të marrin një barazim, ndërkohë që mundën Poloninë me përmbysje. 

Grupi E ku bën pjesë dhe kombëtarja jonë ka ofruar befasi të mëdha dhe vlerësimet e kompanive të basteve shpesh përmbysen nga realiteti në fushën e blertë.

Që  nga koha kur Çekia krijoi kombëtaren e saj pas ndarjes nga Çekosllovakia, Shqipëria ka vetëm një përballje ndaj tyre të cilën e ka humbur 3-1.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *