Nga muaji mars 2026, familjet që kanë fëmijë nën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim. Njërit prej prindërve do t’i zbriten nga të ardhurat vjetore bruto të vitit 2025, 48,000 lekë për përkujdesin e fëmijëve dhe 100,000 lekë për arsimin, përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) në mars.
Zbritja prej 48,000 lekësh bëhet për çdo fëmijë, pavarësisht nivelit të të ardhurave, ndërsa shpenzimi prej 100,000 lekësh për arsimin përfiton vetëm individët me të ardhura deri në 1.2 milion lekë në vit. Tek çiftet bashkëshortore, zbritja u takon prindërve me të ardhura më të larta.
Pas zbritjes së shpenzimeve, tatimi mbi të ardhurat llogaritet përsëri. Nëse tatimi i paguar gjatë vitit 2025 është më i lartë se tatimi i rillogaritur, diferenca kthehet si kompensim/rimbursim.
Shembull praktik:
Individi X ka dy fëmijë dhe të ardhura vjetore 840,000 lekë. Tatimi i paguar gjatë vitit 2025: 62,400 lekë.
Zbritjet:
- 48,000 lekë për çdo fëmijë = 96,000 lekë
- 100,000 lekë për arsimin e fëmijëve
Pas zbritjeve, tatimi i ri: 29,120 lekë
Diferenca që mund të kërkohet si kompensim: 33,280 lekë, brenda 3 muajve nga plotësimi i DIVA-s./Monitor.al

