Adolf Eichmann, njeriu që ishte përgjegjës për shfarosjen e mijëra hebrenjve, gjatë gjyqit që e dënoi me vdekje, kur u pyet se çfarë ndjente kur mendonte për krimet e kryera, u përgjigj kësisoj:

 “Tha se nuk do ta kishte ndërgjegjen të pastër nëse nuk do të bënte atë që i urdhëruan – të transportonte miliona burra, gra dhe fëmijë drejt vdekjes – me zell të madh dhe saktësi kronometrike. As nuk mund të thuhej se përshkohej nga një urrejtje e çmendur, nga një antisemitizëm fanatik, apo se një indoktrinim i çfarëdo lloji i kishte shkaktuar një deformim mendor.

 Një gjysmë duzine mjekësh psikiatër e shpallën “normal”, madje njëri prej tyre deklaroi: “Është më normal nga ç’jam unë pasi e vizitova”, ndërsa një tjetër zbuloi se tërë qëndrimi i tij ndaj gruas dhe fëmijëve, ndaj nënës, babait, vëllezërve dhe miqve ishte “jo vetëm normal, por ideal”.  Me gjithë përpjekjet e Prokurorit, kushdo mund të shihte se ky njeri nuk ishte një “përbindësh” (…)

 Ai deklaroi dhe i ripërsëriti policisë dhe gjykatës se kishte kryer detyrën dhe i ishte bindur ligjit sepse kështu ishin rrethanat dhe çfarëdo krimi që kishte bërë, nuk e kishte bërë për urrejtje apo hakmarrje por si qytetar ligjvënës.  (…) Sa më shumë e dëgjoje, aq më shumë ishte e qartë se paaftësia e tij për t’u shprehur ishte e lidhur ngushtë me paaftësinë për të menduar, pra për të menduar nga këndvështrimi i dikujt tjetër. Komunikimi me të ishte i pamundur, jo sepse gënjente por sepse fjalët dhe prania e të tjerëve nuk e preknin.

HANNAH ARENDT – BANALITETI I SË KEQES

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *