Qendërmbrojtësi i Livepulit e ka shprehur dëshirën për të kaluar në radhët e Realit të Madridit, ndërsa ka edhe një vit të mbetur në kontratë me klubin kampion të Anglisë.
“Sky Sports” raporton se mbrojtësi ka udhëzuar menaxherin e tij të nisë bisedimet me Realin, në një kohë që mbetet të arrihet edhe marrëveshja mes dy klubeve.
Reali i Madridit po reformon repartin e mbrojtjes dhe, pas afrimeve të Arnold dhe Hajsen, synohet edhe Konate.
Veterani Alaba është në prag të largimit, ndërsa do të vlerësohet gjendja e Militaos, i cili vuan nga një dëmtim i përsëritur në ligamentet e gjurit.
Madrilenët synojnë të përforcohen edhe në krahun e majtë të mbrojtjes, ku synimi kryesor është Karresa i Benfikës.