Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian dhe disa zyrtarë të lartë të vendit kanë humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin ata po udhëtonin. 

Vdekja e tyre u konfirmua nga autoritetet iraniane, ndërkohë që vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit që tronditi Iranin. 

Mesazhe ngushëllimi për Teheranin erdhën nga shumë shtete të botës ndërsa elozhet për presidentin iranian nuk munguan nga Hamasi palestinez.

Në reagimin e tij, grupimi palestinez e quajti Ebrahim Raisin si martir, vëlla dhe mbrojtës të madh të kauzës palestineze. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *