Ritchie Torres, anëtar i Kongresit Amerikan i tha Radio Televizionit 21 në Kosovë se SHBA-të vijojnë të qëndrojnë përkrah shtetit të Kosovës në këto kohë të vështira për rajonin dhe mbarë botën.
Torres kërkoi nga perëndimi që të përkrahë Kosovën duke theksuar se taktikat përkëdhelëse ndaj Serbisë në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia janë të gabuara dhe mund të kenë pasoja. Sipas kongresmenit, Kosova është një nga demokracitë më të konsoliduara sot në rajon dhe në botë.
“SHBA- të qëndrojnë pa mëdyshje me popullin e Kosovës. Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe unë ju bëje thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar që ta njohë Kosovën demokratike.
Kosova meriton njohje, meriton përkrahje në betejën kundër Serbisë e cila është një prokurë ruse dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Me shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg me përkëdheljen e Serbisë. Ne duhet medoemos ta pranojmë së Kosova është aleate e SHBA-ve, kurse Serbia është dorë e zgjatur e Rusisë dhe ne duhet të kërkojmë vendosmërisht pranimin e Kosovës së Pavarur si demokraci.” – tha Torres