Kongresmeni amerikan, Ritçi Torres reagoi në rrjetin “X” pas fjalimit të presidentit të Serbisë i cili kërkoi rikthimin e gjendjes së mëparshme në veriun e Kosovës.
Torres shkroi se ultimatumet e Aleksandër Vuçiçit ishin absurde dhe se nuk do të ketë kurrë rikthim të Kosovës nën Serbi, as cënim të sovranitetit të saj.
“Serbia po kërkon që Kosova të dorëzojë sovranitetin e saj dhe të kthehet në “status quo ante”. Nuk do të ketë një rikthim të tillë. Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet e tillë në përjetësi, e ndihmuar nga miku i saj më i madh: Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës. Aleksandër Vuçiç është në anën e gabuar të historisë.” – shkruan ai.