Kryeparlamentari i Kosovës tha para mediave se kërkesa e BE-së që draft-propozimi i saj për Asosacionin e komunave me shumicë serbe të jetë i vetmi në tryezë është i papranueshëm. 

Glauk Konjufca u tha gazetarëve se një qasje e tillë është diskriminuese për Kosovën dhe nuk do të pranohet.

Konjufca shtoi se Kosova mund të jetë e vonuar për një propozim lidhur me këtë çështje, por në secilin moment kur kjo të ndodhë, e drejta e propozimit i takon vetëm Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. 

“Kërkesa e BE-së që vetëm propozimi i tyre të merret në konsideratë nuk mund të jetë i pranueshëm. Draft-statutin e Asosacionit ka të drejtë ta propozojë vetëm Kosova si shtet i pavarur dhe Sovran pasi në tryezën e dialogut Kosova është pranuar dhe merr pjesë si shtet i tillë.” – theksoi ndër të tjera Konjufca.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *