Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi se Kosova nuk  mund të pranojë draft-propozimin e Bashkimit Europian për themelimin e Asosacionit të komunave me shumicë serbe në vend pasi ai hapur është në shkelje të kushtetutës.

Konjufca ishte i qartë kur theksoi se nëse bashkësia ndërkombëtare insiston në zbatimin e këtij drafti, Kosova duhet të shqyrtojë mundësinë e tërheqjes nga dialogu për të mos cënuar sovranitetin e shtetit dhe për të ruajtur paprekshmërinë e kushtetutës.

“Statuti që ata e prezantuan ishte sipas urdhrit të Serbisë dhe presidentit Vuçiç. Ishte statut me një përpjekje për me kriju republikë serbe brenda Kosovës dhe kjo është anti -kushtuese. Dhe unë mendoj që kurrfarë pozicioni anti-kushtetues nuk mundet me qenë bazë për negociata. Pikënisja duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës. Nëse BE nuk mendon se zgjidhja duhet kërkuar brenda Kushtetutës së Kosovës, mendoj se Kosova nuk ka çfarë kërkon më në atë dialog.” – tha kryeparlamentari Konjufca.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *