Milani pësoi humbjen e tretë radhazi në kampionat në shtëpi ndaj Lacios, duke u zhytur në një krizë të thellë.

Mediat italiane raportojnë se tekniku Serxho Konseisao e ka humbur besimin e drejtuesve dhe të lojtarëve dhe së shpejti pritet të largohet nga drejtimi. Raportohet se Milani po mendon të afrojë një legjendë të klubit si Mauro Tasoti si trajner provizor deri në fund të sezonit.

Konseisao pritet të jetë trajneri i dytë që shkarkohet brenda sezonit, pasi më parë u shkarkua edhe Fonseka.

Pavarësisht investimeve të bëra në merkaton e verës, skuadra nuk ka arritur të tregojë stabilitet, duke regjistruar rezultate të dobëta si në kampionat ashtu edhe në kompeticionet europiane. Tifozët kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë opsione për të shpëtuar sezonin dhe për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *