Opozita e vërtetë ndaj kryeministrit britanik, Rishi Sunak duket se vjen më së shumti nga radhët e partisë së tij. Dy deputetë konservatorë i vendosën afate kryeministrit dhe drejtuesit të partisë së tyre për zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes së emigrantëve të paligjshëm në vend.

Deputetët kërkuan që deri në fillim të muajit prill të nisin fluturimet e avionëve për në Ruandë, vend në të cilin është propozuar të ndodhë depërtimi i emigrantëve ilegalë në Mbretërinë e Bashkuar.

Deputetët i rikujtuan Sunak-ut se msozgjidhja e problemit të emigracionit të paligjshëm do të dëmtonte autoritetin e vetë kryeministrit dhe të partisë ku ata bëjnë pjesë.

Dy ligjdhënësit vlerësuan angazhimin e kreut të qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi duke theksuar se tashmë duhet kaluar nga fjalët tek veprat.

Rishi Sunak para pak ditësh iu drejtua parlamentit britanik ku paraqiti një plan me pesë pika që parashikonte depërtimin e emigrantëve të paligjshëm me destinacon fillestar shtetin e Ruandës.

Sunak u tha parlamentarëve britanikë se kjo situatë nuk mund të tolerohet në vazhdim nga autoritet dhe se muajt e parë të vitit 2023 do të ofrojnë veprime konkrete për realizimin e planit për depërtimin e emigrantëve ilegale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *