Nga Mehmet Elezi

“…autori i dyshuar ndodhej në lokal dhe po konsumonte alkool”.

“…ndodhej i vetëm në një tavolinë tjetër duke konsumuar kafe”. 

“… ka dalë nga shtëpia 26-vjeçari, i cili po konsumonte darkë me familjen”. 

Tri fjali shkëputur nga një kronikë e zezë në media. 

Këto fjali nuk janë në gjuhën shqipe. Janë në një gjuhë të llamarintë, oruelliane. 

Shqiptarët nuk thonë eja të konsumojmë një kafe, ishim duke konsumuar darkë, e thirra me konsumue një gotë raki. 

Shqiptarët thonë eja të pimë një kafe, ishim duke ngrënë darkë, e thirra me pi një gotë raki.

Të dashur policë, të dashur gazetarë, 

Njoftoni për vrasjet dhe bëni çdo ditë vrasje. E vrisni gjuhën shqipe.

Besoj se, kur ktheheni në shtëpi pas punës, gruas (burrit) i thoni s’kam ngrënë darkë, piva kafe…, nuk i thoni s’kam konsumuar darkë, konsumova kafe.  Nuk i thoni gjyshes së sëmurë a ke konsumuar gjë, po ilaçet i konsumove? Nuk ju thotë gruaja është vajza e vogël sëmurë, s’po ma konsumon gjirin! 

A nuk mund t’u drejtoheni shqiptarëve siç i drejtoheni familjes suaj?

Thjesht shqip.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *