Media britanike “Telegraph” ka raportuar se kontrabandistët shqiptarë po kërkojnë forma të reja pune për kalimin e refugjatëve të paligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas mediumit britanik, kjo formë është gjetur, madje në një mënyrë krejt unikale.
Sipas raportimit, kontrabandistët shqiptarë po shesin pasaporta false, kryesisht greke, rumune dhe çeke të cilat i reklamojnë dhe në rrjetin social instagram.
Në tekstet promovuese të këtyre pasaportave, ofruesit japin garanci për blerësit se “malli” i tyre mund të kalojë pa probleme kontrollet biometrike në aeroporte.