Armando Broja u largua nga fusha pas një dëmtimi në sfidën që Evertoni luajti në transfertë ndaj Bournemouth-it në fundjavë. Fillimisht u mendua për një dëmtim serioz, çka solli shqetësim për shkak të sagës së dëmtimeve të sulmuesit në dy vitet e fundit.

Kontrollet mjekësore nxorën përfundimin se nuk ka dëmtim serioz për Brojën. Trajneri Sean Dyche mund ta ketë të gatshëm 23-vjeçarin që në përballjen e radhës në kampionat ndaj Aston Villës.
Broja i ka nisur si titullar dy ndeshjet e fundit ndaj Nottingham Forest dhe Bournemouth-it pas rikthimit nga një dëmtim i gjatë.