Presidentja dhe kryeministri i Kosovës uruan me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Vjosa Osmani u shpreh se kjo është ditë përkujtimi për sakrificat shekullore të shumë brezave deri në shpalljen e pavarësisë.
Albin Kurti theksoi se ky dimër i ftohtë e gjen Kosovën me zemra të ngrohta, ndërsa shumë sfida të reja e presin vendin në vazhdim.

Kurti shtoi se sovraniteti i Kosovës është detyrim ndaj atyre që sakrifikuan për pavarësinë e vendit.
Osmani dhe Kurti drejtuan homazhe në varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Homazhe pati edhe në Prekaz, në varrezat e familjes Jashari, simbol i martirizimit për pavarësinë e Kosovës.