Kosova pritet që brenda kësaj jave të dorëzojë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi se Kosova po aplikon për anëtarësim në BE duke qenë shteti më demokratik dhe me sundimin më të lartë të ligjit në rajon.
“Siç e dini, ne jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që po aplikojmë për Bashkimin Evropian edhe pse jemi vendi i parë në këtë rajon për sundimin e ligjit, lirisë dhe demokracisë.”- deklaroi Kurti gjatë mbledhjes së fundit të qeverisë.
Kjo nismë vjen në kohën kur tensionet në veriun e vendit vijojnë të jenë të larta, pasi serbët sulmuan policinë e Kosovës dhe praninë e EULEX-it, ndërsa refuzojnë edhe gjatë ditës së sotme të heqin barrikadat e vendosura prej disa ditësh.