Kompania turke “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE) pritet të nisë së shpejti ndërtimin e fabrikës për prodhimn e municionit liftarak në Kosovë.
Kontrata me shtetin e Kosovës pritet të nënshkruhet javëb e ardhsme.
Burime nga ministria e Mbrojtjes në Kosovë konfirmojnë se fabrika do të prodhojë dy lloje armatimi dhe do të merret dhe me dizajnimin e fluturakëve pa pilotë.
“Faza e parë që duhet të kryhet brenda dy vitesh, nënkupton që fabrika të nisë të prodhojë dy lloje municionesh. Njëri do të jetë i kalibrit 5.56 mm dhe tjetri 7.62 mm. Marrëveshja do të përfshijë edhe dizajnimin e fluturakëve pa pilotë.” – konfirmojnë burime zyrtare nga ministria e Mbrojtjes së Kosovës.