Kosova shënon sot 16-vjetorin e krijimit si shtet i pavarur, ndërsa për këtë ditë janë parashikuar disa aktivitete festive. 

Drejtuesit e lartë të shtetit zhvilluan homazhe në Prekaz ku ranë heroikisht pjesëtarët e familjes Jashari, ndërsa homazhe u kryen dhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe ish-veprimtarit dhe disidentit, Adem Demaçi. 

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova ballafaqohet me sfida të mëdha edhe pas 16-vitesh nga shpallja e pavarësisë duke shtuar se republika do të qëndrojë e fortë. 

Në fillimin e këtij viti Kosova mori liberalizimin e vizave në një kohë kur pesë vende të BE-së, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro vijojnë të mos e njohin si shtet.

12 qershorin e vitit 1999, trupat e NATO-s hynë në Kosovë duke larguar forcat e ushtrisë pushtuese serbe. Më pas Kosova ishte pjesë e një protektorati ndërkombëtar deri më 17 shkurt të vitit 2008 kur Kuvendi i Kosovës votoi për shpalljen e Kosovës si shtet të pavarur.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *