Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, e ka përcaktuar tashmë formacionin e mundshëm për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë, e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova do të zbresë në fushë si mysafire në stadiumin “Stozice” të Lubjanës, në ndeshjen e parafundit të Grupit B, që nis nga ora 20:45. Takimi ka rëndësi të madhe për të dyja skuadrat, por veçanërisht për Kosovën, që me një barazim siguron vendin e dytë dhe kualifikimin në “play-off”.

Sipas burimeve, Foda do të vazhdojë me skemën 3-5-2, e cila në fazën mbrojtëse shndërrohet në 5-3-2, duke përfshirë disa ndryshime të domosdoshme në përbërje.

Në portë do të startojë Amir Saipi, që zëvendëson Arijanet Muricin, i cili mungon për shkak kartonësh.

Kapiteni Amir Rrahmani pritet të rikthehet pas lëndimit dhe ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Në mbrojtjen me tre do ta shoqërojnë Albian Hajdari dhe Lumbardh Dellova – ky i fundit i favorizuar ndaj Fidan Alitit. Në krahë do të vendosen Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni.

Në mesfushë, treshja pritet të përbëhet nga Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj dhe Florent Muslija, ndërsa në sulm do të startojnë Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani.

Milot Rashica dhe Edon Zhegrova pritet të futen në lojë gjatë pjesës së dytë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *