Presidentja e Kosovës postoi një video nga vizita e saj në akademinë e njohur ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në pamjet e shpërndara ushtarakët amerikanë e presin Vjosa Osmanin me thirrjet për Kosovën.
“Jam këtu në emër të një kombi mirënjohës, Republikës së Kosovës, shteti më pro-amerikan në botë,” – u shpreh ajo.