Kosova tregoi dy fytyra në transfertën ndaj Izraelit e mbyllur në barazim 1-1.
Në pjesën e parë dominojnë izraelitët, por epërsinë e gjen Kosova kur kapiteni i vendasve Dasa shënon autogol pas një goditje të Rashicës.
Në pjesën e dytë u pa një Kosovë më sulmuese, por izraelitët arrijnë të barazojnë me golin e Peroti.
Milot Rashicës do t’i anullohej një gol nga sistemi VAR, ndërkohë që ishte po Rashica që shpërdoroi një rast të pastër shënimi në fundin e takimit.
Tê dy skudrat marrin nga një pikë ndërkohë që kryesimin e grupit e merr Zvicra që shkatërroi 0-5 Bjellorusinë.
Në ndeshjen e luajtur në Novi Sad të Serbisë, Granit Xhaka ishte një nga shënuesit duke realizuar një supergol.