Ushtria e Kosovës vijon të pajiset me armatim modern dhe së fundmi në arsenalin e saj është shtuar dhe sistemi anti-tank “OMTAS”, prodhuar në Turqi. 

Ky sistem mund të asgjësojë tanket dhe mjetet e tjera të blinduara në distancë deri katër kilometra, ndërsa është funksional ditën dhe natën. 

Ky system operon me rrezet infra të kuqe duke ndjekur gjurmën e tankut me anë të nxehtësisë së çliruar nga motori. 

OMTAS është rezistent ndaj plumbave dhe zjarrit, ndërsa e veçanta e tij është se ai mund të ndryshojë objektivin edhe pas lëshimit të predhës falë një sistemi modern komandimi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *