Tekniku gjerman i Kosovës u shpreh optimist për përballjen ndaj Rumanisë që luhet sonte në mbrëmje në “Fadil Vokrri”.
Franko Foda kërkon ta nisë më tre pikë sfidën e parë të Ligës së Kombeve ndaj një rivali të vështirë si Rumania.
Foda pritet të hedhë në fushë një formacion të dominuar nga senatorët e ekipit.
Në portë Muriç, ndërsa katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Vojvoda, Rrahmani, Aliti dhe Paçarada.
Dyshja e mesfushës para mbrojtjes do të jetë Berisha-Rexhbeçaj.
Zhegrova, Rashica dhe Muslia do të jenë në mbështetje të Muriqit në majën e sulmit.
Prania e tifozëve në stadium pritet të jetë e lartë pasi janë shitur pothuajse të gjitha biletat në “Fadil Vokrri”.