Kryeministri i Kosovës priti në zyrën e tij presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, për mundësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve për prodhimin e municionit.
Zyra për shtyp e Albin Kurtit njoftoi se në takim u ra dakord që Kosova të vijojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia.
Kosova e ka rritur ndjeshëm bashkëpunimin me Turqinë në fushën e mbrojtjes.
Gjatë tre viteve të fundit, Kosova ka marrë nga Turqia dronë “Bayraktar”, sisteme raketash antitank “Sungur-Omtas” dhe mjete të blinduara.