Kosova pret sonte në “Fadil Vokrri” Rumaninë në një përballje në Grupin 1 e cila mund të rezultojë vendimtare për synimin e dardanëve të cilët ëndërrojnë pjesëmarrjen në Europianin e vitit të ardhshëm.

Trajneri, Alen Zhires dhe kapiteni, Amir Rrahmani u shfaqën optimistë para sfidës duke deklaruar se Kosova ka potencialin dhe vetëbesimin e duhur për të dalë me tri pikë nga kjo përballje me rumunët, të cilat po ashtu vijnë me synimin për mos dalë pa pikë nga kjo transfertë.

Kosova do të ketë mungesat e Rashanit në mesfushë dhe të Zhegrovës në sulm. Mungesa e këtij të fundit i jep mundësinë Ermal Krasniqit të luajë nga minuta e parë në sulm përkrah Muriqit dhe Rashicës.

Formacioni i mundshëm i Kosovës:

Muriç; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Dreseviç, H.Kryeziu; Muslija; Krasniqi, Muriqi, Rashica.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *