Alen Zhires nuk do të jetë më në drejtimin e Kosovës.
Shkarkimi i tij nga Federata e Futbollit të Kosovës vjen pas humbjes së mbrëmshme 2-1 nga Bjellorusia.
Njoftimi i plotë:
Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin që me marrëveshje të dyanshme me përzgjedhësin, Alen Zhires është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Ky vendim, vjen pas humbjes në ndeshjen e fundit kundër Bjellorusisë (2:1).
Federata e Futbollit të Kosovës e falenderon trajnerin Zhires për angazhimin dhe punën e tij gjatë periudhës sa ishte në krye të Kombëtares së Kosovës.