Një pjesë e kanalit Ibër–Lepenc në Zubin Potok është dëmtuar nga persona të panjohur, të cilët dyshohet se kanë përdorur mjete të forta. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e sulmit.

Ky nuk është incidenti i parë në kanalin Ibër-Lepenc, një vit më parë, më 29 nëntor 2024, kanali u sulmua me lëndë plasëse.

Kanali Ibër-Lepenc është jetik për furnizimin me ujë nga Liqeni i Ujmanit, duke mbuluar gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës. Autoritetet po punojnë për të parandaluar dëmtime të mëtejshme dhe për të garantuar sigurinë e ujit për zonat e prekura.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *