Japonia u mund nga Kosta Rika me golin e vetëm të sfidës që u shënua nga Spence në të 81′-ën minutë.
Japonezët e glorifikuar pas suksesit ndaj Gjermanisë ishin apatikë në paraqitjen e sotme, përballë një Kosta Rike krejt tjetër krahasuar me sfidën ndaj Spanjës.
Tashmë të dy ekipet kanë nga tre pikë, ndërkohë që supersfida e mbrëmjes mes Spanjës dhe Gjermanisë do të vendosë shumë për verdiktet e grupit E.