Pedagogët mbeten ende në pritje të përgjigjes nga qeveria shqiptare ndaj kërkesave të tyre për rritje pagash dhe shtim të investimeve për kërkimin shkencor. Sot, ata rikonfirmuan qëndrimin e tyre të djeshëm se nësë qeveria nuk reagon deri nesër pasdite, pedagogët do të nisin zyrtarisht grevën e urisë.
Sipas Sandër Kovaçit, kreu i sindikatës së pedagogëve 10 pedagogë janë të gatshëm të nisin grevën e urisë që nesër. “Presim deri ditën e nesërme, për dy tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Do presim deri në orën katër përgjigjen e qeverisë, në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10. Është grevë simbolike. Greva do të mbahen në një ambient të brendshëm të universitetit”- tha Kovaçi.