Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar votuesit e mërgatës në Greqi se postierët fillimisht do të trokasin në dyert e banesave të tyre për të dorëzuar zarfet me fletët e votimit.

Në njoftim theksohet se, në rast se postieri nuk i gjen në shtëpi aplikuesit për votim, këta të fundit mund të marrin zarfet në pikat postare.

Ky njoftim vjen pas një ngadalësimi të procesit të dërgimit të fletëve të votimit për votuesit jashtë vendit.

Informacion për shqiptarët e regjistruar si votues nga jashtë në Greqi për zgjedhjet e 11 majit 2025: Lutemi ta shpërndani këtë njoftim sa më shumë për miqtë tuaj. Ju është dërguar një njoftim i ri nga DHL në e-mail ose në numrin e telefonit, me të dhënat e dorëzimit të zarfit të votimit. Postieri do të dorëzojë zarfin në adresën tuaj të deklaruar. Nëse nuk ndodheni në banesë në momentin e dorëzimit, zarfi do të dërgohet në pikën më të afërt të DHL.

Në disa zona do të vazhdojë shpërndarja e zarfeve edhe gjatë fundjavës (të shtunave dhe të dielave), me orar të zgjeruar. Shumica e pikave të shërbimit të DHL do të jenë të hapura të shtunën, më 26 prill, me orar të zgjatur pune. Njoftimet me e-mail ose mesazh, sipas të dhënave të disponueshme, u janë dërguar sot të gjitha dërgesave që nuk janë dorëzuar ende.

Lidhur me oraret e hapjes:

Ju lutemi, kini parasysh se çdo pikë shërbimi ka orare të ndryshme pune, megjithatë shumica e tyre janë të hapura nga ora 09:00 deri në 18:00. Pikat e shërbimit të DHL në Athinë do të jenë të hapura nesër, më 26 prill 2025, si më poshtë:

Rruga Patision (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00 Rruga Filellinon (Qendra e qytetit): 09:00 – 15:00 Pire: 09:00 – 15:00 Rruga Alimos: 09:00 – 15:00 Glifada: 09:00 – 15:00 Nea Smyrni: 09:00 – 15:00

Pikat e shërbimit në pjesën tjetër të Greqisë:

Selanik (Rruga Vasilissis Olgas): 09:00 – 15:00 Selanik (Rruga Polytechniou): 09:00 – 15:00 Larisa: 09:00 – 15:00 Patra (Rruga Agiou Andrea): 09:00 – 15:00 Iraklio: 09:00 – 15:00 Hania: 09:00 – 15:00

Nëse keni marrë njoftim, por nuk keni marrë ende zarfin:

Ju lutemi, kontaktoni zyrën qendrore të DHL në numrin +30 210 989 0000, duke përdorur numrin e identifikimit të zarfit (“αριθμός φορτωτικής”), ose kontaktoni numrat e zyrave më të afërta me adresën tuaj, të cilët i keni marrë sot, më 25 prill, me mesazh në celular.

Dorëzimi i Zarfit të Votimit:

Mund të kërkoni që DHL të vijë në banesën tuaj për të tërhequr zarfin ose mund ta dorëzoni personalisht në pikën më të afërt të DHL – thuhet në njoftim.

By Editor