Ish-kryeparlamentari i Kosovës dhe njëkohësisht ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi foli sot para tribunalit të Hagës.

Në fjalën e tij, Krasniqi theksoi se akuzat ndaj tij janë absurde dhe se funksioni i tij si zëdhënës i UÇK-së nuk i lejonte asnjë mundësi kontrolli apo diktimi urdhërash për ushtarët.

Krasniqi kujtoi dhe kalvarin e vuajtjeve të familjes së tij nën regjimin komunist të ish-Jugosllavisë.

“Sapo përfundoi lufta regjimi komunist i Jugosllavisë imponoi administrimin ushtarak në Kosovë dhe pa proces gjyqësor ekzekutoi mijëra shqiptar. Gjendja vazhdoi deri në korrik të vitit 1945 kur Kuvendi i Prizrenit vendosi që Kosova t’i aneksohej Serbisë. Dua të theksoj se që në fëmijërinë time kam qenë i rrethuar me njerëz që i kanë mbijetuar gjenocidit të Serbisë, familjarët e të cilëve ishin vrarë, burgosur, u ishin shkatërruar shtëpitë dhe u ishin marrë pronat. Kur isha 5-6 vjeç në vitin 1956, regjimi komunist filloi një valë të re të dhunës. Babai im ishte viktimë e kësaj dhune. Më kujtohet që sot kur babai im u kthye në shtëpi i rrahur për vdekje dhe në një qoshe të shtëpisë nëna ime mundohej të ja lehtësonte dhimbjen e torturës çnjerëzore. Babai im ka qenë i përndjekur dhe ka përjetuar trauma të mëdha. Burgosja ime ishte shumë e vështirë për të.”- tha ndër të tjera Krasniqi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *