Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se u diskutuan ide konkrete për zhbllokimin e ngërçit institucional.

Krasniqi theksoi se i kërkoi Kurtit të propozojë një kandidat tjetër për drejtues të Kuvendit të Kosovës, duke ritheksuar mosaprovimin e kandidaturës së Albulena Haxhiut.

“Atë që e kam thënë pas çdo dështimi të seancës, ia kam thënë z. Kurti përsëri”, është shprehur ai.

“Për PDK-në është me rëndësi të zhbllokohet kjo situatë dhe të konstituohet Kuvendi.

Ne nuk kemi pasur qëndrim mohues apo bllokues. Nuk na takon neve t’ia zgjedhim kandidatin për kryetar të Kuvendit partisë së parë. S’kemi marrëveshje politike”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se partia e tij është e gatshme të votojë “një figurë që mund të jetë e pranueshme”.

“Nënkryetarët as që diskutohen, as që lidhen me diskutimin për kryetar” – tha Krasniqi.

By Editor