Drejtuesi i Federatës Gjermane të Futbollit, Bernd Nojendorf konfirmoi se interesimi për bileta në Euro 2024 është shumë i lartë.
Ai renditi shqiptarët, kroatët dhe turqit si kombësitë me interesimin më të lartë, teksa theksoi se për finalen e turneut ka mbi 2.3 milionë kërkesa për bileta, ndërsa për sfidën hapëse mes Gjermanisë dhe Skocisë, mbi 1.4 milionë. Kemi kërkesa për bileta nga 206 vende. Kërkesat më të shumta vijnë nga Kroacia, Shqipëria dhe Turqia. Interesimi është vërtet i jashtëzakonshëm.”- tha ai duke shtuar se ka mbi 145 mijë aplikime për vullnetarë, kur nevojiten vetëm 16 mijë të tillë.