Besimtarët myslimanë falën sot Namazin e Bajramit të Fitrit në sheshin “Skënderbej” në përmbyllje të një muaji agjërim për muajin e Ramazanit.

Në fjalën e tij para shumë besimtarëve të pranishëm në shesh, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu u bëri thirrje të rinjve të mos e braktisin atdheun e tyre. Spahiu apeloi për unitet, kultivim të ndjenjave të atdhedashurisë dhe moralit të pastër njerëzor sipas normave të besimit islam.

Falja e Namazit për Bajramin e Fitrit u krye dhe në Prishtinë dhe Shkup ku klerikët myslimanë kërkuan më shumë solidaritet në të mirë të besimit dhe të ardhmërisë së kombit shqiptar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *