Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit sot në SPAK për t’u pyetur rreth aferës Çez-Dia.
Duke folur para mediave ai e cilësoi këtë çështje si telenovelë dhe shtoi se kjo çështje u rihap në vitin 2019 pas një denoncimi nga një person i dënuar për dhunë në familje.
“Për telenovelën Çez-Dia. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit.” – tha Meta.