Policia e Shtetit njoftoi se rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Burimet policore bëjnë me dije se Hutra më parë ka qenë i dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij 22-vjecare. Së fundmi Hutra ishte dënuar sërish për dhunë në familje dhe ishte liruar nga burgu muajin e kaluar.

Autori është arrestuar në orën 18:45 në zonën e Sharrës nga forcat e policisë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *