Një krim makabër ndodhi në Pejë ku shtetasi Urim Buseni u arrestua me akuzën se vrau me thikë nënën e tij.
Prokurorja e rastit, Sahide Gashi ka bërë të ditur se “dyshohet se i biri e ka privuar nga jeta të ëmën”.
“Kemi dalë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipin e forenzikës, janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës.”- tha prokurorja Gashi.
“Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, në prani të mbrojtësit, mirëpo nuk ka qenë në gjendje të përgjigjet. Kemi urdhëruar që nesër në prezencë edhe të psikologut dhe avokatit mbrojtës, të provohet që të merret deklarata e tij.”- u shpreh prokurorja Gashi.
Burime anonime i thanë “Insajderit” se shkak i konfliktit ishin akuzat e Hysenit ndaj nënës së tij se kjo e fundit ishte shkaktare e ndarjes së tij nga gruaja.
Hyseni ishte i martuar me një shtetase nga Gjakova, ndërkohë që përgjegjësinë e ndarjes prej saj ia ka faturuar nënës së tij të cilën e ekzekutoi nëbmënyrë barbare.