Kristela Bytyçi u largua nga Tropoja në moshën 8-vjeçare pasi familja e saj vendosi të emigrojë drejt Belgjikës.
Ajo u diplomua për Shkenca Politike në Bruksel, ndërkohë që kandidoi për eurodeputete si përfaqësuese e Partisë Liberale të Belgjikës.
Bytyçi ishte e 13-ta në listën e subjektit të saj politik.
Kristela Bytyçi është zotuar gjatë fushatës se do të përçojë zërin e komunitetit shqiptar në organizmin më të rëndësishëm të politikës evropiane.