Mesfushori i kombëtares shqiptare ishte shumë pranë transferimit te Bolonja, por palët nuk arritën marrëveshje për shkak të kërkesave financiare të lojtarit.

Asllani kërkonte një pagë prej 2 milionë eurosh në vit, shifër e njëjtë me atë që përfitonte te Interi, dhe Torino pranoi ta plotësonte këtë kusht.

Mesfushori do të luajë për një sezon i huazuar te Torino, me klubin torinez që mban të drejtën e blerjes përfundimtare për 12 milionë euro në fund të sezonit.

Te Torino, Asllani do të ketë shok skuadre mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili iu bashkua ekipit gjatë merkatos së verës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *