Kristjan Asllani pati një paraqitje të mirë me Interin në fitoren 0-5 në transfertën ndaj Frosinones, por në fund 22-vjeçari u pa të shtrëngonte dhëmbët pas një goditje që mori në pulpë.
Mesfushori e mbylli sfidën i dëmtuar ndërsa sot pritet të vlerësohet dhe shkalla e këtij dëmtimi pas testeve mjekësore.
Shpresohet që dëmtimi të mos jetë serioz kur kanë mbetur vetëm pak javë nga nisja e Euro 2024.