Kristjan Kivu do të jetë pasuesi i Simone Inzagit në stolin e Interit.
Trajneri, i cili sezonin e fundit drejtoi Parmën, u përzgjodh nga drejtuesit zikaltër për të vijuar projektet në ekip.
Trajneri rumun ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.
Kristjan Kivu ka veshur fanellën e Interit edhe si futbollist, duke qenë pjesë e ekipit fitues të tripletës, të drejtuar nga Zhoze Murinjo.