295 milionë dollarë do të kushtojë sistemi raketor HIMARS të cilin Kroacia vendosi ta blejë për të forcuar ushtrinë e saj.

Komisioni Parlamentar për Mbrojtjen votoi në unanimitet procedurën për kryerjen e kësaj blerje e cila cilëssohet si më e rëndësishmja për ushtrinë kroate që nga themelimi i saj. 

Sistemi raketor në fjalë është i pajisur me raketa me rreze të gjatë veprimi dhe saktesi precize në goditjen e objektivave.

HIMARS mund të ketë një kapsulë të parapërgatitur me gjashtë raketa të drejtuara me kalibër 227 mm. ose një kapsulë të madhe të ngarkuar me raketën taktike ATACMS që ka një rreze veprimi prej 300 kilometrash. Një ekip i vogël prej tre personash mund të heqë kapsulën e përdorur dhe të ngarkojë një të re brenda disa minutash, pa ndihmën e mjeteve të tjera.

Kroacia është aktualisht i vetmi shtet në rajon që posedon këtë system çka pritet të ndryshojë ekuilibrat me Serbinë e cila prej vitesh armatoset intensivisht me armatim rus, kinez dhe së fundi me avionët francezë “Rafael”.

By Editor