Lajmin e konfirmoi ministri kroat i Mbrojtjes Ivan Anusin gjatë një takimi me homologun gjerman Boris Pistorius në Berlin.
Pistorius u shpreh se dërgesa e parë e tankeve nga Kroacia mbërrin në Ukrainë brenda këtij viti.
Tanket i përkasin prodhimit ish-Jugosllav dhe bashkë me to Ukrainës i jepen dhe 30 automjete luftarake.

Nga ana tjetër, Kroacia po negocion me Gjermaninë për blerjen e tankeve të fjalës së fundit “Leopard AB” prodhim gjerman.
Në Kroaci ka patur përplasje lidhur me këtë vendim. Kryeministri konservator Andrej Plenkoviç ishte mbështetës i këtij vendimi, ndërkohë që presidenti i majtë Zoran Milanoviç e ka kundërshtuar dërgimin e tankeve në Ukrainë dhe përfshirjën e ushtarakëve kroatë në trajnimet e ushtarëve ukrainas.